Capital T nesër do të publikojë këngën e re “Fjalët e nënës”

Siç ka lajmëruar më herët, Capital T do të sjellë shumë shpejt një projekt të ri super të veçantë i cili i dedikohet dashurisë së tij më të madhe, nënës.

Ky projekt është punuar me shumë dashuri e përkushtim nga reperi, i cili e ka treguar gjithmonë sa i lidhur është me nënën e tij.

Megjithëse fotot ‘nënë e bir’ mungojnë në llogarinë e Trimit në Instagram, nuk mungojnë dedikimet e bukura për dashurinë e jetës së tij.

Kënga e tij e re do të titullohet “Fjalt e nënës” dhe do të mund ta dëgjojmë këtë të premte.

““FJALT E NANES” e premte ora 17:00 🌑 ket projekt kom me pase gjithmone n’zemren tem 🤲🏻 Duani e vlersoni prindt se ni dite sdo e keni mundesine 🤍”- ka shkruar reperi krahas videos.

Disa orë më parë, Kapo ka marrë vëmendjen me një tjetër postim për nënën e tij, të cilës i ka dedikuar fjalët më të bukura.

“Ekziston një butësi në dashurinë e një nëne ndaj një djali që tejkalon të gjitha afeksionet e tjera të zemrës. Të dua nënë përgjithmonë”- shkruan reperi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

LEXO EDHE:

Back to top button