Carovska mburret me arritjet e mësimit online

Dy javë para përfundimit të gjysëmvjetorit të parë të shkollës, shumë nxënës vazhdojnë të mbeten jashtë mësimit online për arsye të ndryshme. Disa të tjerë, mësimin po e ndjekin pa libra ose me to por të dëmtuara. Ka nxënës që bëjnë kilometra në këmbë për shkak të mungesës së objekteve shkollore në vendbanimet e tyre. Kjo është fotografia reale në fushën e arsimit. Por, ministrja Milla Carovska në prezantimin e punës së saj 100 ditore nuk raportoi asnjë vërejtje. U lavdërua se krijuan arsim të arritshëm për të gjithë në kushte të pandemisë. Me këtë rast, Carovska paralajmëroi ndryshime të mëdha në arsimin fillor. Mes tjerash, reformat parashohin: më pak lëndë, më shumë hulumtime dhe analizë, lëndë zgjedhore dhe aktivitete jashtëshkollore.

Do të krijojmë një shkollë që do të na mësojë të mësojmë. Ne e braktisim qasjen e vjetër për të mësuarin faktik dhe i inkurajojmë nxënësit të zgjidhin problemet dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Qëllimi ynë është të krijojmë një edukim në të cilin secili fëmijë do të arrijë potencialin e tij personal dhe ne e bëjmë atë përmes zgjedhjeve dhe aktiviteteve jashtëshkollore. Do të mësojnë për vlerat: tolerancën, respektin dhe zhvillimin personal- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Carovskës,  koncepti i ri i arsimit fillor parashikon bashkimin e disa lëndëve në një të vetme. Shembull I tillë është lënda e historisë e cila nuk do të mësohet më si lëndë e veçantë, por do të jetë pjesë e shkencave shoqërore. Carovska, megjithatë tha se kjo gjë nuk ka të bëj me mosmarrëveshjet aktuale me Bullgarinë.

Gjithashtu, lënda e biologjisë dhe lënda e kimisë janë të integruara në të njëjtën kohë kur hapet diskutimi me palën bullgare. A ka ndonjë ndryshim? Ne po flasim për integrimin e shkencave natyrore dhe sociale që po ndodhin kudo në botë në vendet e zhvilluara që arrijnë rezultate të mëdha me nxënësit e tyre. Ideja jonë është të krijojmë të rinj, qytetarë, një të ardhme që mund ta çojë këtë vend drejt zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kjo është arsyeja pse arsimi dhe ndryshimet që ne bëjmë krijohen në bazë të analizave që më parë janë përgatitur mirë në bazë të disa metodologjive që japin saktësisht se ku janë pikat kritike- pohoi  Mila Carovska, minstre e Arsimit dhe Shkencës.

Koncepti i ri i prezantuar nga Carovska u kritikuan nga VMRO-DPMNE. Opozita tha se heqja e historisë si lëndë e posaçme dhe bashkimi i saj me shkencat shoqërore bëhet vetëm për shkak të nevojave politike të LSDM-së.  Sipas opozitës, koncepti I ri është vetëm improvizim I vështirë në të cilin vëmendja më e vogël i është kushtuar arsimit dhe përmbajtjes së tij.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button