Carovska: Mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska ka shuar shpresat e nxënësve dhe mësimdhënësve se gjysmë-vjetori i dytë i shkollës mund të fillojë me prezencë fizike. Carovska tha se mësimi nga 21 janari do të vazhdojë sërish online me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt dhe të mbrojtur nga Covid 19. Madje, sipas Carovskës, përfundimi i gjysmë-vjetorit të parë me mësim nga distanca dha rezultate pozitive dhe dëshmoi se të gjithë i janë përshtatur sistemit të ri për mësim online. Pavarësisht problemeve të shumta dhe numrit të madh të fëmijëve që kanë mbetur pa mësim nga distanca, Carovska tha se 90 % e nxënësve kanë ndjekur mësimin online.

“Vlerësojmë se është më e sigurt që gjysmë-vjetori i dytë të vazhdojë ashtu siç edhe filloi me qëllim që të mbajmë kontinuitet ndërsa numri I rasteve pozitive në sistemin arsimor të mbetet në nivelin që kemi. Vlerësoj se mësuesit, nxënësit dhe prindërit I janë përshtatur sistemit të ri për mësim dhe kjo realizohej në vazhdimësi, prandaj për momentin mbetet ky qëndrim. Në rast se ka ndryshime radikale të gjendjes epidemiologjike sigurisht që kjo çështje do të shqyrtohet nga Komisioni për sëmundje infektive, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska mbetet në qëndrimin se mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit mësimor. Ajo konsideron se kjo është mënyra më e sigurt, ndërsa tashmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë adaptuar me këtë sistem të mësimit.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse para rreth një muaji mbajti mbledhje lidhur me atë nëse do të ketë ndryshime, konsiderojmë se mënyra më e sigurt është ajo në të cilën filloi viti shkollor, ashtu të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë, e tërë kjo me qëllim që të mbajmë kontinuitetin, ndërkaq megjithatë numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor të mbetet në nivelin të cilin e kemi”, tha ministrja.

Sipas Carovskës, edhe mësimdhënësit edhe prindërit dhe nxënësit u adaptuan me këtë sistem të ri të mësimit dhe ai u zhvillua në vazhdimësi.

Theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim në gjendjen epidemiologjike, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje së bashku me Ministrinë e Arsimit.
“Tani për tani, qëndrimi është se mbetemi në mënyrën e njëjtë të vazhdojë edhe gjysmëvjetori i dytë, për çka konsideroj se të gjithë u adaptuan dhe janë të kënaqur”, theksoi ministrja Carovska.

LEXO EDHE:

Back to top button