Carovska: Nuk do të jem pjesë e Qeverisë së re

Minsitrja e Arsimit, Milla Casrevska ka deklaruar sot se nuk e sheh veten si pjesë e Qeverisë së re.

“Kam sjell vendim që të mos jem pjesë e Qeverisë së mandatarit të ri”, deklaroi sot ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

“Gjatë 5 viteve të kaluara bashkë me ekipin tim kemi krijuar politika në interes të qytetarëve. Unë do të vazhdoj të luftoj sepse besoj në kapacitetet dhe forcën e shtetit, si dhe në forcën e grave”, tha Carovska.

Tërheqjen nga funksioni i ministrit e ka paralajmëruar edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në ministrin e arsimit duhet të emërohet edhe zëvendësministër, kjo pas dorëheqjes së Arafat Shabanit, nga Lëvizja BESA.
Zëvendësministër i arsimit do të jetë nga radhët e Alternativës. Partia e Gashit për këtë post ka propozuar Lulzim Aliun.

LEXO EDHE:

Back to top button