Mediat vlerësojnë me notat të larta kapitenin e Kosovës

Sipas mediave italiane, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen Milan-Napoli, e fituar minimalisht nga mysafirët në “San Siro”.

“Gazzetta dello Sport”

“Nota 7. Ibrahimovic e dribloi vetëm një herë, por nuk ndodhi më. Përkundrazi, është ai që luan pastër paraprakisht. Dhe në finale, kur krosimet vijnë nga të gjitha anët, shqiptari spastron i pari”.

“Corriere dello Sport”

“Nota 7. Rrahmani është rikthyer padyshim në nivelet e Hellas Verona dhe e konfirmoi këtë kundër Ibrahimovicit të frikshëm. Me një ndërhyrje providencale ai shmangu goditjen dhe golin e sigurt të suedezit, e mbajti nën kontroll atë në duelet fizike”.

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 7.7 edhe nga “SofaScore”.

“Rrahmani dhe Huan Hesus, ishin dy gjigantë sonte”, – tha Spalletti pas ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button