Çavi: 3 pikë të arta, tani jemi kandidatë për titullin

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernández, është shprehur i kënaqur me fitoren e katalanasve (1-0) në Madrid, në stadiumin “Vanda Metropolitano”, kundër Atléticos, në klasiken që mbylli javë e 16-të të La Ligas dhe që i dha mundësi “blaugranave” të shkëputen në renditje me tri pikë më shumë se Reali (41/38).

“Ne e dominuam ndeshjen në gjysmën e parë. Goli erdhi nga epërsia numerike që krijoi Pedri. Tri pikë me vlerë të artë! Shfrytëzuam rastin tonë për të shënuar. Ata u shtrënguan më pas, por ne dinim të vuanim. Dhe ishte e rëndësishme të mos pranonim gola,” tha në fillim trajneri blaugrana.

 

Çavi më pas e pranoi se Barcelona mund të konsiderohet kandidate e fortë për ta fituar kampionatin.

 

“Është një fitore, por janë vetëm tri pikë që na japin moral dhe besim të jashtëzakonshëm. Të jesh në gjendje të fitosh në një fushë kaq të vështirë si kjo, duke vuajtur, … pa luajtur mirë, e përsëris, është e rëndësishme. Jemi kandidatë për ta fituar këtë Ligë. Ishte gjithashtu e rëndësishme që ne të tregonim se ia mund t’ia dilnim edhe pa Levandovskin, i cili është një gur themeli për ne”, – përfundoi Çavi Hernández.

LEXO EDHE:

Back to top button