Çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore
Çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore
Dhe mënyra më e mirë për të hequr qafe tensionin është duke pastruar rrugët e bllokuara të energjisë përmes masazheve të duarve. Sipas kësaj praktike, çdo gisht është i lidhur me organe dhe emocione të caktuara. Pra, gjithçka që duhet të bëjmë është të masazhojmë butësisht gishtat dhe duart në mënyrë që të ndiejmë lehtësim nga një problem i caktuar.
Bright Side ofron një udhëzues për pikat e presionit të dorës që do ta ndihmojnë trupin tuaj të ndihet më mirë.
Funksioni i 5 gishtave të dorës
Gishti i madh: është i lidhur me stomakun dhe shpretkën dhe mund të ndihmojë me problemet e tretjes dhe dhimbjet e kokës. Mund të ndihmojë gjithashtu me problemet e tretjes dhe depresionin.
Treguesi: Sipas metodës japonenze, përfaqëson veshkat. Masazhimi i tij ndihmon me dhimbjen e shpinës por gjithashtu me atë të dhëmballëve, frikërat, apo pjesën e shpatullave lart.
Gishti i mesit: Lidhet me mëlçinë dhe na ndihmon me lodhjen, kollën e thatë dhe problemet me sytë. Gjithashtu mund të ndikojë në stabilizimin e inatit tonë, apo problemeve me paqëndrueshmërinë.
Gishti i unazës: Eshtë i lidhur me mëlçinë dhe zorrën e trashë. Na ndihmon me frymëmarrjet e thella, mërzitjen dhe energjinë negative.
Gishti i vogël: Lidhet me zemrën dhe masazhimi i tij mund t’ju qetësojë nervat në momente stresi. Gjithashtu ju ndihmon me pasiguri dhe konfuzion.
Majat e gishtave
Duke ushtruar presion të lehtë mbi to, mund të minimizoni simptomat e gripit të zakonshëm, si temperatura apo dhimbja e fytit. Maja e gishtit të madh lidhet me diafragmën, gishti tregues dhe ai i mesit me kokën, gishti i unazës me dorën dhe gishti i vogël me solar plexus, nervat që luajnë rol të rëndësishëm në stomak, veshka dhe mëlçi. Çfarë mund të bëni është të pickoni majën e çdo gishti për 20 sekonda.