Qëllohet për vdekje emigranti në Gjevgjeli
Qëllohet për vdekje emigranti në Gjevgjeli
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2023/04/brza-pomos-780x470-1.jpg)
Një polic me pistoletë ka qëlluar një emigrant pranë kazermës në Gjevgjeli. Raportohet se një nga kontrabandistët e paligjshëm ka sulmuar policin dhe ka tentuar t’i marrë armën. Më pas polici ka shtënë me armë dhe ka goditur një emigrant i cili ndërroi jetë në spitalin e Gjevgjelisë.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova.
“Sot (19.04.2023) rreth orës 06:20 në afërsi të kazermës së Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet “Mercedes” i drejtuar nga K. J. (26) dhe automjeti “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht imigrantë. Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe imigrantët kanë tentuar të arratisen, ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën. Në të njëjtën kohë, punonjësi i policisë ka shtënë me pistoletë dhe ka goditur njërin prej imigrantëve, i cili është transportuar menjëherë me automjetin e policisë për në spital për ndihmë mjekësore, ku dhe ka ndërruar jetë. K.J. dhe S.B. janë ndaluar, ndërsa njëkohësisht janë kapur tetë emigrantë”, tha Trajanova.
Për zbardhjen e rastit janë njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm. Nga policia e Gjevgjelisë është bërë kontroll në vendngjarje dhe pas zbardhjes së rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse.