Qeveria ka publikuar kompanitë që janë të interesuara të investojnë në hidrocentralin Çebren. Bëhet fjalë për dhjetë ndërmarrje të mëdha që kanë paraqitur oferta në fazën e parakualifikimit për këtë projekt energjetik, përkatësisht koncesion për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Crna Rekës. Sipas informacioneve, oferta kanë dërguar kompani nga Turqia, Greqia, Franca, Spanja, Austria, Italia dhe Kina. Përndryshe, sipas planit të qeverisë, hidrocentrali Çebren duhet të jetë projekt i partneritetit publiko-privat. Fuqia e instaluar e termocentralit do të arrijë 500 megavat orë për prodhim vjetor deri në 1200 gigavat orë energji elektrike. Deri më tani kanë dështuar 12 tenderë ku kërkohej investitor privat.
" "








