Celine Dion dhuron 2 mln dollarë për qendrën mjekësore që trajton sindromën nga e cila vuan ajo

Celine Dion dhuron 2 mln dollarë për qendrën mjekësore që trajton sindromën nga e cila vuan ajo

Këngëtarja e famshme, Celine Dion, ka dhuruar 2 milionë dollarë për kampusin mjekësor “Anschutz” të Universiteit të Colorados ku bëhen kërkime për sindromën e muskujve të ngurtësuar, me të cilën është duke u përballur edhe vet.

Në këtë qendër mjekësore aktualisht është duke u trajtuar edhe Dion nga doktoresha Amanda Piquet, shkruan FemaleFirst.

“Jam tejet e nderuar për të pranuar këtë mirënjohje në mënyrë që kjo fushë e mjekësisë të dërgohet përpara. Sindroma e muskujve të ngurtësuar është sëmundje neurologjike autoimune, e cila karakterizohet nga dy veti, spazmat muskulore dhe ngurtësia e muskujve”, ka thënë Piquet.

Ajo ka shtuar se ishte vet Celine ajo e cila i ka gjetur këta mjek me të cilët ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

“Kemi punuar me të vërtetë shumë në mënyrë që të mund t’i menaxhonim ato simptoma duke e quar Celinën në një rrugë me trajtim të mirë. Nuk ka medikamente që janë të aprovuara nga FDA për këtë sëmundje, shpesh përdorim terapi imunizimi dhe ato simptomatike në mënyrë që të arrijmë ta menaxhojmë”, ka thënë doktoresha duke shtuar se kanë bërë edhe terapi fizike, masazhe dhe në rastin e Celinës edhe terapi të zërit.

Këngëtarja pati thënë se po dëshiron ta rrisë vetëdijen për këtë sëmundje përmes një dokumentari, i cili tani shfaqet në platformën transmetuese “Prime Videos”.

LEXO EDHE:

Back to top button