VIDEO / Çellsi triumfon dhe thellon krizën e Liverpullit

Liverpuli dhe Çellsi janë ndeshur në “Anfield” në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës. Në pjesën e parë, “The Blues” kishin iniciativën dhe ishin më kërkues në pjesën e pare.  Timo Verner pati hapësira dhe disa raste për të shënuar, gjermani shënoi në min (23′), por më pas sistemi “VAR” e anuloi golin, të cilin e cilësoi si pozitë jashtë loje. Liverpool pati një rast me Sadio Mane, por senegalezi nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë.

Në anën tjetër, Mejson Maunt, shënoi gol në min (43′), pas një depërtimi nga ana e majtë, ku shënoi një gol fantastik. Kante pati një prekje të dyshimtë me dorë në zonën e 16 metërshit, por nuk u akordua penalti për Liverpulin.

Në pjesën e dytë, Livepuli morri iniciativën dhe Çellsi kërkonte të dënonte “The Reds” me anë të kundërsulmeve. Tani, Çellsi ngjitet në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa Liverpulli qëndron në pozitën e shtatë me 43 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button