Mozziku ka blerë shtëpinë luksoze në qytetin e tij

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka blerë një shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj. Këtë lajm, ai e ka zbuluar përmes një fotografie që ka postuar në InstaStory.  Vihet re se në këtë foto, reperi po nënshkron kontratën me përfaqësuesit ligjorë të lagjes.

“Nga sot zyrtarisht banor i lagjes më të bukur”, ka shkruar reperi.

Së fundmi, reperi ka qenë mjaft i komentuar në rrjet për marrëdhënien e tij me Loredanën. Ato janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën kanë jetuar ditë mjaft të bukura. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait. Gjatë asaj kohe Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.

Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta, duke ju vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.

Madje ata kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi Loredana ndau me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. Në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur tëveshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna. Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.

LEXO EDHE:

Back to top button