Çellsi gjen marrëveshjen me trajnerin e ri

Pas shkarkimit tronditës të Tomas Tushellit, “blutë” e Londrës zhvilluan bisedime me Graham Poter për pozicionin vakant. “The Sun” zbulon se 47-vjeçari ka pranuar të bëjë kalimin në Londrën Perëndimore.

Çellsi shpreson që Poter të mund të jetë në stol të shtunën, kur të përballet me rivalët e Fulham në “Craven Cottage”. Me Poter të vendosur për të nënshkruar kontratën e tij me Çellsin, ai është filmuar duke hyrë në terrenin stërvitor të Brajtonit, për herë të fundit. Krahas tij ishte edhe asistenti Billy Reid, i cili pritet ta ndjekë atë në kryeqytet. Poter anuloi konferencën e tij për shtyp në Brijton, para ndeshjes kundër Burnemutin, në shenjë të një ndryshimi të afërt.

Detajet e kontratës me Poterin dhe një paketë kompensimi prej të paktën 20 milionë stërlinash për Brajtonin, tani do të finalizohen. Trajnerët e tjerë, përfshirë Zinedin Zidan, ishin në shqyrtim, por Poter shihej gjithmonë si zgjedhja e parë nga pronarët e rinj amerikanë të Çellsit.

LEXO EDHE:

Back to top button