Çellsi humb besimin te Poter, kërkon zgjidhje në Seria A

Milionat e shpenzuara gjatë dy merkatove përkatëse të një sezoni, nuk e kanë ngritur Çellsin në pozicionin ku pritej.

Edhe pse Tod Boehli ka hapur arkat e pasurisë së tij, Çellsi ende nuk po gjenë formën e përkryer. Trajneri  Poter nuk e ka të sigurt qëndrimin në stolin e bluve, pasi në 5 ndeshjet e fundit në ligën angleze, kanë arritur të marrin vetëm një fitore, tre barazime dhe një humbje, ku më e frikshmja është se kanë arritur të shënojnë vetëm një gol.

Kështu, sipas “Gazzetta.it”, nëse Hose Mourinjo do të largohej nga Roma në fund të sezonit, Çellsi do ta konsideronte të parin në listë portugezin për t’u rikthyer në stolin e ekipit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button