Çellsi me lehtësi mundi Porton në përballjen e parë

Skuadra e Çellsit me lehtësi kanë mposhtur skuadrën e Portos me rezultat 2-0 në stadiumin “Huan Ramon Pizhuain” në Sevilja. Skuadra angleze hapi rezultatin në minutën e 32 përnes Mejson Mauntit dhe falë asistit të Zhorzhinjos.

 

 

 

Gjatë pjesës së dytë, nuk pati shumë raste nga asnjëra skuadër, mirëpo Çellsi shënoi edhe njëherë tjetër. Ben Çiluell në minutën e 85-të, i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar për 2-0. Pas një jave, përkatësisht më 13 prill do të luhet ndeshja e kthimit, sërisht në vendin e njëjtë, në Sevilja.

LEXO EDHE:

Back to top button