Kompanitë përballen me mungesë punëtorësh për shkak të numrit të madh të pushimeve mjekësore dhe vendimeve për izolimit, thonë nga Oda Ekonomike

Kompanitë kanë punë, por nuk ka kush të punojë për shkak të numrit të madh të të punësuarve që janë në izolim ose në pushim mjekësor për shkak të koronavirusit, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Antoni Peshev , nga Oda ekonomike. Siç saktëson ai, disa kompani kanë më shumë se 20% të punonjësve të tyre në izolim.

Pasi u tejkaluan problemet në lidhje me transportin dhe importin e lëndëve të para, ajo që dëgjuam në Këshillin e fundit drejtues, pjesa dërmuese e kompanive ankohen se s’mund të arrijnë kapacitet të fuqisë punëtore për shkak të zbatimit të ngadalshëm të masave për mbrojtje. Kthehemi në temën aktuale- shteti ka nevojë urgjente për procesin e vaksinimit”, shprehet Peshev.

LEXO EDHE:

Back to top button