Çellsi me një “klauzolë” të çuditshme për Broja-n

Armando Broja është kthyer në lojtarin më të preferuar edhe te Sautemptoni, pasi ka arritur të shënojë dy gola në dy ndeshje kur e ka nisur si titullar. Kohë më parë Çellsi vendosi që ta huazonte Brojën për një sezon te Soutemptoni, megjithëse trajneri i “bluve” Tomas Tushel i kërkoi që të qëndrojë në Londër. Mirëpo sulmuesi shqiptar nuk dëshironte që të ishte zgjedhje e tretë dhe për këtë arsye kaloi te Soutemptoni. Gjithsesi Chelsea e priste një shpërthim të Brojës dhe vendosi një klauzolë, të cilën e ka zbuluar “Goal” së fundmi.

Kështu londinezët kanë klauzolën e tërheqjes nga e cila mund ta marrin sërish Brojën në merkaton e janarit, nëse e shohin të nevojshme. Kjo do t’i shkaktonte jo pak dëm Soutemptonit, që po krijon varësi nga shqiptari dhe po vuan për gjetjen e një sulmuesi tjetër që arrin te goli.

Megjithatë ajo që pritet është që Broja ta mbylli këtë sezon te Soutempton, por në rast të një dëmtimi të gjatë të Lukaku ose Verner, askush nuk ka dyshime se Broja do të kthehet që në janar te Çellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button