Çellsi në çerekfinale, Atletiko është befasia negative

Çellsi ka mundur 2-0 Atletiko Madrid në “Stamford Bridge” dhe siguroi kualfikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Londinezët kanë eliminuar madrilenët me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në përballjen e dyfishtë. Ndeshja e parë është vendosur nga një gol i Zhirus, ndërsa ajo e kthimit, nga një gol i Zijeçit në minutën ne 34-t dhe Emersonit në të 94-ën.

 

 

 

Skuadra e Simeone-s e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Savic në minutën e 82-të, për një gjest antisportiv.

Zhgënjen përsëri Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian nuk ka shënuar asnjë gol në 25 transfertat e fundit të luajtura në Ligën e Kampioëve. Hera e fundit ka qenë në 2015-ën kundër Roma-s në “Olimpiko”.

Çellsi nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Tomas Tushellit , në të gjitha kompeticionet, ecuria më e gjatë për një trajner nga marrja e drejtimit të skuadrës në historinë e “Bluve”.

LEXO EDHE:

Back to top button