Bajerni si në shëtitje, lëhtësisht mund Lacion

Skuadra e Bajernit ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Fitorja 1-4 në ndeshjen e parë në Itali nuk linte shumë vend për histori në ndeshjen e kthimit mes bavarezëve dhe Lazios. Në Gjermani, sfida u mbyll me një tjetër fitore të Bayernit, këtë herë me shifrat 2-1.

 

 

 

Një ndeshje e administruar mjaft mirë nga ekipi i trajnerit Hansi Flik, që pjesën e parë e mbylli me avantazhin 1-0, falë një goli të të zakonshmit Levandovskit, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Goretzka, pas një faulli të Muriqit.

Në pjesën e dytë ishte i njëjti ritëm, me Lacion që u mundua të bënte diçka, por që u ndëshkua në minutën e 73’ përsëri. Çupo-Moting shënoi pas një aksioni të bukur, ku Alaba i dhuroi një asist perfekt për golin e dytë Lacio gjeti golin e nderit në minutën e 82’, ku pas një goditje dënimi Parolo kërceu mbi të gjithë me kokë, duke mposhtur portierin Nubel.

Kështu, në fund gjithçka u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 6-2.

LEXO EDHE:

Back to top button