Çellsi parakalon Arsenalin në kërkim të sulmuesit ukrainas

Skuadra e Çellsit ka dalë para Arsenalit në garën për Mykhailo Mudrik të Shakhtar Donjetskut. Drejtori sportiv i Shakhtarit, Dario Srna, ka marrë pjesë në ndeshjen mes Çellsit dhe Man. Sitit. Sipas mediave braitanike Mudrik ka kohë që është i lidhur me Arsenalin. “Topçinjtë” ishin në negociata shumë të avancuara, por klubi ukrainas refuzoi disa oferta për talentin e tyre dhe të dy palët nuk arritën kurrë të bien dakord për një marrëveshje.

Më pas interesimi i Çellsit doli në pah dhe situata ndryshoi në mënyrë drastike. Besohet se ukrainasit këmbëngulin për një marrëveshje me vlerë rreth 100 milionë euro, por kërkojnë një minimum prej 55 milionë për t’u paguar menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button