Harvardi zbulon terapinë e re kundër kancerit

Harvardi zbulon terapinë e re kundër kancerit

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një zbulim i rëndësishëm: bëhet fjalë për një procedurë të re në luftën kundër kancerit. Është një terapi që vepron në dy mënyra njëkohësisht: vepron mbi tumorin dhe stërvit sistemin imunitar për të parandaluar zhvillimin e tij përsëri.

Hulumtimi vjen nga Harvardi dhe është testuar mbi një mi, i cili vuante kanceri i trurit. Rezultatet e trajtimit ishin pozitive dhe premtuese.

Khalid Shah, një nga udhëheqësit e studimit, shpjegoi: “Ekipi ynë ka ndjekur një ide të thjeshtë: të marrë qelizat e kancerit dhe t’i transformojë ato në vaksina dhe vrasës kanceri”.

Terapia “riciklon” qelizat e kancerit për të sulmuar tumoret, si dhe udhëzon sistemin imunitar që të japë një përgjigje negative ndaj rritjes së tumoreve të reja në trup. Kështu e shpjegon Khalid Shah: “Përmes inxhinierisë gjenetike, ne po ripërdorim qelizat e kancerit për të zhvilluar një terapi që vret qelizat tumorale dhe stimulon sistemin imunitar për të shkatërruar tumoret parësore dhe për të parandaluar kancerin”.

Ekipi i Harvardit përdori qeliza të gjalla tumorale, të cilat kanë një karakteristikë të pazakontë: ato udhëtojnë në distanca të gjata në tru për të arritur në pikën ku gjenden qelizat e të njëjtit lloj. Ky është momenti në të cilin ekipi hulumtues ndërmerr veprime, duke modifikuar qelizat e gjalla të tumorit me instrumentin laboratorik CRISPR-Cas9, i cili redakton pjesë të ADN-së së një qelize. Qelizat e redaktuara lëshojnë një agjent që shkatërron tumorin, përveçse stimulojnë sistemin imunitar për një përgjigje të fortë afatgjatë kundër kancerit./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button