Çellsi rivalizon PSZH-në për mbrojtësin e Interit

Çellsi është në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe klauzola e lartë e lirimit të Matijs de Ligt mund t’i shtyjë ata të fokusohen në objektivin e Paris Sen Zhermenit, Milan Skriniar. Pronarët e rinj të “Bluve” duan t’u japin tifozëve një blerje të madhe në mbrojtje këtë verë pas largimit të Antonio Rudiger dhe emri i parë në listë vazhdon të jetë De Ligt.

Megjithatë, ka ende një hendek të madh midis ofertës dhe kërkesës, dhe klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh të holandezit mund ta shtyjë Çellsin të kërkojë opsione të reja.

Sipas “Calciomercato.com”, Çellsi dëshiron të konkurrojë me PSZH-në për Skriniar, i cili duket se është lojtari i Interit që ka më shumë gjasa të shitet këtë verë. “Nerazzurrët” duan rreth 80 milionë euro për qendërmbrojtësin 27-vjeçar sllovak dhe ata e kanë bërë të qartë se nuk janë të interesuar për futjen e ndonjë lojtari si shkëmbim në këtë operacion.

Tani i takon Çellsi-t dhe nëse ata do të bëjnë një përpjekje konkrete për ta sjellë Skriniar në Premier Ligë këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button