Egorov, siguron medalje për Maqedoninë në Lojrat Mesdhetare

Mundësi i naturalizuar, Vladimir Egorov solli medaljen e parë për Maqedoninë në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Oran të Algjerisë, pasi që arriti të fitojë në repasazh kundër mundësit vendas Albdelhak Herbaçe.

Egorov triumfoi me 7:2 dhe fitorja erdhi në fund, pasi që Herbaçe kishte epërsi 1:2. Por, reprezentuesi i Maqedonisë arriti të fitojë gjashtë pikë për dy minuta, për të arritur një triumf bindës dhe për të arkëtuar medaljen e bronzit.

Kjo medalje është paralajmërim për finalen e sotme të Magomedgaxhi Nurovit, i cili do të luftojë kundër turkut Ataturk për medaljen e parë të artë për Maqedoninë në këto Lojëra Mesdhetare.

LEXO EDHE:

Back to top button