PSZH ka edhe vetëm dy ditë për ta larguar Nejmarin

" "

Sipas Sky Sports, Paris Sen Zhermeni po përballet me një afat pothuajse të pamundur për të hequr qafe brazilianin Nejmar. Ata tani duhet ta shesin 30-vjeçarin deri të premten më 1 korrik ose kontrata e tij do të zgjatet automatikisht deri në vitin 2027.

Klauzola thotë se kontrata e brazilianit prej 700,000 euro në javë, e cila zgjat deri në vitin 2026, do të zgjatet edhe për një vit të premten.Kjo do të thotë se nëse ata nuk arrijnë të heqin qafe lojtarin, PSZH-ja do t’i duhet të paguajë 36.12 milionë euro të tjera për Nejmarin.

E përditshmja spanjolle “AS”, raporton se skuadra e Nejmarit ka qenë në kontakt me Juventusin për një transferim të mundshëm  dhe u refuzua për shkak të kërkesave të tij për pagë. Askush nuk dëshiron t’i paguajë brazilianit më shumë se 10 milionë euro në vit, pa bonuset. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button