Çellsi, kalon Barcën dhe Arsenalin për yllin e Lidsit

Një lajm i bujshëm dhe surprizues vjen nga gazetari i njohur, Fabrizio Romaro, i cili raporton se Çellsi ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Lidsit, për Rafinja-n.

Të dy klubet kanë arritur akordin mes tyre që braziliani i cili kërkohet nga Arsenal dhe Barcelona, do të transferohet te “blutë” e Londrës për një shifër prej 70-75 milionë euro, plus bonuset. Arsenali pati një ofertë të refuzuar për Rafinha-n, më e ulët se ajo e Çellsit, ndërsa Barça thirri Lidsin në orët e fundit, por nuk kishte asnjë shans për të përballuar ofertën e Çellsit.

Bisedimet në vazhdim do të bëhen midis Çellsit dhe agjentëve të Rafinjas për kushtet personale për të arritur marrëveshjen për kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button