Ndryshim i madh në Serie A, nëse gara për titull përfundon pikë të njëjta!

Drejtuesit e kampioantit të futbollit në Itali kanë miratuar ndryshimet në formatin e Serisë A, kështu që nga sezoni 2022-2023, mund të ketë një play-off në garë për titullin kampion.

Presidenti i Federatës Futbollistike të Italisë, Gabriel e Gravina kishte kohë që po shtynte ndryshimin dhe ai u zyrtarizua në një mbledhje të Këshillit Federal.

Nëse dy skuadra përfundojnë në nivel pikësh në krye të tabelës, atëherë ato do të kalojnë në një play-off për të vendosur se kush e merr titullin e Serie A. Dhe nuk do të ketë kohë shtesë, kështu që nëse mbetet rezultati baraz pas 90 minutash, atëherë shkohet direkt në penallti. Kjo do të zbatohet vetëm për titullin e Serisë A, kështu që nëse skuadrat janë në të njëjtat pikë në betejën për një vend evropian, kjo do të vendoset ende nga rekordi kokë më kokë (përballjet mes tyre).

Ky është sistemi që përdorej deri para disa vitesh, kur rekordi kokë më kokë u bë faktori vendimtar. Në fakt, Skudeto u caktua nga një play-off vetëm një herë, kur Bolonja mundi Interin 2-0, në qershor të vitit 1964.

LEXO EDHE:

Back to top button