Çellsi shkarkon Tushellin, vijnë emrat e parë për stolin e “bluve”

Vetëm pak minuta më parë Çellsi njoftoi largimin e trajnerit Tomas Tushellit, që vjen një ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve dhe nisjes jo të mirë të kampionatit në Premier Ligën e Anglisë.

300 milionë eurot e shpenzuara gjatë kësaj merkatoje verë nuk sollën rezultatet e duhura në këtë fillim sezoni.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, Graham Poter i Brajtonit është favorit për të marrë drejtimin e bluve, por gjithashtu si opsion mbeten edhe Zinedin Zidan dhe Maurisio Poketinjo.

Todd Boehli dhe Behdad Eghbali do të lëvizin shpejt për të zëvendësuar Tushelin dhe menjëherë do të fillojnë të bisedojnë me objektivat pas largimit të tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button