Çaputova: Pres që shumë shpejt të jemi bashkë në BE

Çaputova: Pres që shumë shpejt të jemi bashkë në BE

I mirëpres të gjitha hapat e ndërmarra nga vendi juaj për t’iu afruar BE-së. Sllovakia, e cila ka kaluar nëpër atë proces, do të vazhdojë me mbështetje. Duhen përpjekje të mëdha dhe guxim politik. Përmirësimi i institucioneve publike dhe shërbimeve për qytetarët është diçka që është gjithmonë e rëndësishme dhe duhet të përmirësohet, tha presidentja e Republikës së Sllovakisë Zuzana Çaputova pas takimit të sotëm me nikoqirin e saj, presidentin Stevo Pendarovski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Pendarovskin, Çaputova theksoi se në këtë moment kriza energjetike është problemi më i madh, prandaj duhet të gjenden zgjidhjet më të mira dhe më efikase për tejkalimin e saj.

Çaputova dhe Pendarovski, siç njoftuan, kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në disa fusha, përfshirë shkencën dhe kulturën.

LEXO EDHE:

Back to top button