Çellsi turpëron Totenhamin, Murinjo shijon dy disfata në shtëpi

Çellsi ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 22-të të Premierligës në Angli. Skuadra e Tomas Tushellit, i pamposhtur në tri ndeshjet e para në drejtim të “Bluve”, ka mundur me 1-0 në transfertë Totenhamin dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes, duke shkuar katër pikë larg zonës së Ligës së Kampioëve.

Sfida mes dy ekipeve londineze është vendosur nga një penallti e Zhorginjo-s në minutën e 24-t. Për herë të parë në karrierën e tij, Hoze Mourinjo ka humbur dy ndeshje radhazi të Premierligë të luajtura në shtëpi. Tri humbje radhazi në kampionat për Totenhamin, që tani mbajnë vendin e tetë në renditje me 33 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button