Çellsi vazhdon me blerjet, siguron mbrojtësin e Monakos

Çellsi vijon të jetë kryefjala e merkatos, teksa këtë fundjavë ka arritur marrëveshjen me Monakon për transferimin e mbrojtësit francez Disasi. Ky i fundit pritet të transferohet në Londër këtë javë për të kryer testet mjekësore dhe firmosur një kontratë 5-vjeçare me Çellsi-n, ndërsa në arkat e Monakos do të kalojnë plot 45 milionë euro.

Mbrojtësi 25-vjeçar, Aksel Disasi numëron 4 ndeshje me përfaqësuesen franceze dhe do të shkojë në Londër për të zëvendësuar Fofana, i cili do të mungojë gjatë për shkak të dëmtimit.

Ndërkohë, me blerjen e Disasit, Çellsi pritet t’i hapë udhë shitjes së mbrojtësit Çallobah, i cili kërkohet nga Interi, por edhe disa klube të tjera të Premier Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button