“Të rinjtë të fiksuar pas makinave, diamantëve, ora luksi…”

Mesfushori italian Zhorzhinjo, që luan në Premier Ligë me skuadrën e Arsenal, në një intervistë për “The Times Magazine”, ka folur sot se po bëhet e vështirë të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e sotëm. Sipas tij, sot të rinjtë janë më shumë të dhënë pas jetës jashtë fushës se sa brenda saj, duke u fiksuar pas parave.

 

“Një ditë i shoh futbollistët e rinj me një makinë të shtrenjtë. Pas një jave me një makinë tjetër e kështu me radhë. Dhe në këto momente them me vete se çfarë po ndodh kështu. Duhet patjetër që të flas me këtë djalosh që e kam në ekip, pasi kështu është e tepërt për jetën e një të riu”, tha Zhorzhinjo.

 

“Shoh shumë ora të shtrenjta, makina, diamante, rroba luksi dhe firmato. Madje edhe avionë privatë. Mendja ime turbullohet nga kjo gjë, pasi më duket një shpenzim i tepërt për një futbollist të ri, që nuk e ka mendjen te fusha por te jeta luksose jashtë saj. Për mua futbolli mund të jetë i rrezikshëm me kaq shumë parà”, tha Zhorzhinhjo.

LEXO EDHE:

Back to top button