CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: “Ne nuk do të shkojmë askund”

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: “Ne nuk do të shkojmë askund”

Shefi ekzekutiv i TikTok tha të mërkurën se kompania pret të fitojë një sfidë ligjore për të bllokuar legjislacionin e nënshkruar në ligj nga presidenti Joe Biden.

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan tha se do të ndalonte aplikacionin popullor të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

“Të jeni të sigurt – ne nuk do të shkojmë askund”, ka thënë CEO, Shou Zi Chew në një video të postuar pak çaste pasi Biden nënshkroi projektligjin që i jep ByteDance me bazë në Kinë 270 ditë për të hequr asetet e Tiktok në SHBA ose do të përballet me një ndalim, përcjell Telegrafi.

“Faktet dhe Kushtetuta janë në anën tonë dhe ne presim të triumfojmë sërish”.

I nxitur nga shqetësimet e përhapura mes ligjvënësve amerikanë se Kina mund të krijojë qasje në të dhënat e amerikanëve ose t’i mbikëqyrë ata me aplikacionin, projektligji u miratua vonë të martën nga Senati i SHBA-së.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e miratoi atë të shtunën.

Beteja katërvjeçare mbi TikTok është një front i rëndësishëm në një luftë mbi internetin dhe teknologjinë midis Uashingtonit dhe Pekinit.

LEXO EDHE:

Back to top button