Çerdhet, përgatitjet e fundit para hapjes të mërkurën


Pas gjashtë muajve, kopshtet janë duke i bërë përgatitjet e fundit për pranimin e fëmijëve. Janë duke u dezinfektuar klasat, kuzhinat, sipërfaqet e punës dhe lodrat. Në disa objekte është hequr tepihu dhe parketi dhe është zëvendësuar me dysheme PVC, që është më rezistues ndaj bakterit. Nga komuna Karposh kanë angazhuar edhe kompani për dezinfektimin dhe deratizimin e të gjitha 11 objekteve.

“Janë dezinfektuar lodrat, janë vendosur nëpër vende, do të ulet numri i lodrave dhe do të përdoren vetëm ato që mund të dezinfektohen pas çdo përdorimi. Lodrat e përdorura do të vendosen në vend të shënuar dhe do të dezinfektohen çdo ditë- deklaroi Lidija Nastevska- u.d drejtores e kopshtit “Raspeana mlladost”, komuna Karposh.

Në kopshtin e fëmijëve “Raspeana mladost” janë gjithsej 207 fëmijë.  Por, fillimisht vetëm gjysma e tyre do të përkujdesen fillimisht. Secili grup do të ketë një orë të caktuar për pranim të fëmijëve, përmes dy hyrjeve, ku do të matet temperatura.

“Rreth 108 fëmijë kanë paraqitur kërkesa në këtë moment, me faktin se prindërit e vetëm kanë një avantazh, sot në këtë moment mu lajmërua një prind që nuk ka qenë në Maqedoni këtë verë, dhe e cila është nënë e vetme, më thirri mua, dhe ai fëmijë pra do të pranohet- tha Lidija Nastevska- u.d drejtores e kopshtit “Raspeana mlladost”, komuna Karposh.

Kopshtet fillojnë të punojnë të mërkurën, ndërsa sot VMRO DPMNE në opozitë, kërkoi që kujdesi për fëmijët në kopshte të jetë falas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, nga gjithsej 29 mijë fëmijë të regjistruar, fillimisht do të kujdesen 14 500. Sipas protokollit, klasat do të jenë në grupe më të vogla prej maksimum 15 fëmijësh. Përparësi kanë prindërit e vetëm dhe familjet ku të dy prindërit nuk mund të punojnë nga shtëpia.

Alsat

 

LEXO EDHE:

Back to top button