Shilegov: Në Shkup ka mbi 140 objekte pa leje


Sot zhurma e ekskavatorëve nuk dëgjohej para Qendrës Tregtare “ Mavrovasja”, ajo që dy ditë më parë ishte karabina, sot ishte rrënojë. Përveç objektit në fjalë, në kryeqytet janë edhe 140 objekte të tjera të ndërtuara ilegalisht. Mirëpo, Qyteti i Shkupit i ka duart e lidhura, sepse nuk ka hapësirë ligjore që të ndërhyjë për rrënimin e tyre. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, edhe njëherë deklaroi se inspektimi i ndërtimeve pa leje duhet të bëhet nga ana e Qytetit të Shkupit. Por për sa kohë që nuk ka asgjë konkrete nga ky propozim, Shilegov thotë se institucionet relevante duhet të kenë qëllim parandalimin e ndërtimeve të reja ilegale dhe më pas sanksionimin e atyre që tashmë e kanë bërë diçka të tillë.


“Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për ndërtimet pa leje, këtë e theksoj tashmë disa herë, për fat të keq. Analizat tregojnë se në gjithë territorin e kryeqytetit ka rreth 140 objekte pa leje. Unë vetëm ju bëj thirrje të gjitha institucioneve që të bëjnë punën e tyre në kuadër të detyrimeve që i kemi- deklaroi Petre Shilegov.

Sot VMRO-DPMNE-ja kërkoi nga institucionet që të mos ndalojnë me rrënimin e objekteve pa leje, por atë që nisën tek objekti para QT“ Mavrovasja” ta bëjnë edhe në lokacione të tjera ku ka ndërtime të tilla. Naum Stoilkovski akuzon Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së se rrënojnë ilegalisht, në mënyrë selektive dhe vetëm atëherë kur u rrezikohen bizneset e tyre.

“Nëse vërtet jeni për respektim të rendit dhe ligjit, ja le të vijnë tani këtu në Kodër të Diellit. Pas meje është ngritur një fshat I tërë, por askush nuk guxon të lëvizë. Mbizotëron anarkia ndërtimore, në mes të qendrës për turizëm dimëror. Rreth 80 objekte ndërkohën në tokë shtetërore, aty ku duhet të jetë park nacional. Askush nuk I rrënon dhe nuk mban llogari për këtë- pohoi Naum Stoillkovski- VMRO-DPMNE

Vitin e kaluar në në Çair ishin evidentuar 45 ndërtime pa leje. Në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, nga 39 objektet e evidentuara vitin e kaluar, janë shembur vetëm 2 kurse në Kisella Vodë janë shembull 15 nga gjithsej 22.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button