Cërvenkovski me apel për LSDM-në: Distancohuni nga qëndrimet e Zaevit!

Ish lider i LSDM-së, kryeministër dhe president, Branko Crvenkovski nëpërmjet një komunikate drejtuar anëtarëve të LSDM-së reagoi ndaj pikëpamjeve të shprehura nga Zaev në intervistën për mediat bullgare. Sipas Cërvenkovskit, intervista ishte skandaloze dhe shkaktoi dëme dhe pasoja të mëdha për popullin maqedonas dhe shtetin. Cërvenkovski u bën thirrje anëtarëve të partisë të bëjnë të qartë se qëndrimet e Zaevit nuk janë as të të gjithë qeverisë dhe as të të gjithë udhëheqjes së shtetit.

“Nëse nuk ka asnjë reagim, qëndrimet e Zaevit do të bëhen qëndrime të përfaqësuara nga e gjithë LSDM-ja ndërsa të jeni të bindur se kjo do të ketë pasoja katastrofike për partinë dhe ç’është edhe më e keqja për vendin,” shkroi Cërvenkovski.

Ai kërkon që Komiteti Qendror i partisë të thirret menjëherë dhe të sillet konkluzë se qëndrimet e shprehura nga Zaev nuk janë qëndrime as të Komitetit e as të LSDM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button