Uji me gaz është një nga ato pije për të cilat qarkullojnë histori të ndryshme. Ndërsa disa betohen se funksionon jashtëzakonisht mirë në tretje, zgjidh problemin e të përzierave, hangoverit etj., të tjerë e shmangin, duke pasur parasysh se gazrat janë të dëmshëm për trupin e tyre.
Për t’i dhënë fund dyshimeve për ujin me gaz, faqja amerikane Healthline, e cila merret kryesisht me shëndetin e njerëzve, ka publikuar rezultatet e një studimi që hedh poshtë të gjitha dyshimet dhe keqkuptimet për pijen e preferuar të shumëkujt.
Sipas këtij studimi, nuk ka indikacione se uji acid në çdo rast dëmton trupin dhe shëndetin e njeriut. Trupi i njeriut ruan stabilitetin alkalik, dhe veshkat dhe mushkëritë do të largojnë dioksidin e tepërt të karbonit nga trupi.+
Ndryshe nga pijet e tjera të gazuara, uji me gaz nuk përmban substanca të dëmshme, siç është sheqeri, ndaj nuk ka ndikim negativ në smaltin e dhëmbëve. Përveç kësaj, rezultoi se kanë të drejtë të gjithë ata që e rekomandojnë si aleat të tretjes së patrazuar, sepse me të vërtetë ka efekte pozitive në sistemin tretës.
Rezultatet e disa kërkimeve të kufizuara, rezultatet e të cilave ende nuk janë vërtetuar plotësisht, kanë treguar se ekziston mundësia që uji me gaz të reduktojë problemet e kapsllëkut dhe të përmirësojë punën e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq.
Pra, uji i gazuar ka një efekt pozitiv në trupin e njeriut. Megjithatë, kini kujdes nëse keni tension të lartë, në këtë rast konsultohuni me mjekun tuaj.








