Kampionët, sot do të mësohen dyshet e çerekfinales

Sot do të mësohen se cilat do të jenë katër përballjet e mëdha në Ligën e Kampionëve, pasi që në orën 12 të mesditës, në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorit i shumëpritur.

Ekipet çerekfinaliste janë: Real Madridi, Interi, Milani, Bajern Munihu, Mançester Siti, Napoli, Çellsi dhe Benfika.

Shumë futbolldashës e kanë vëmendjen te dy ekipet e Milanos, pasi nëse shorti i përball së bashku, do të ketë një derbi të jashtëzakonshëm në Evropë.

Gjithsesi, të 8 ekipet janë tepër të forta dhe çdo çiftim i mundshëm do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Favorit mbetet ende Real Madridi, i cili e ka fituar këtë kompeticion 14 herë, por nuk lihet pas Man. Siti dhe Bajern Munihu.

Çerekfinalet do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, ndërsa gjysmëfianlet e planifikuara për 9-10 maj dhe 16-17 maj. Finalja do të luhet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, të shtunën më 10 qershor të vitit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button