Çfarë parasheh ligji ushtarak i Putinit për katër rajonet e aneksuara në Ukrainë

Çfarë parasheh ligji ushtarak i Putinit për katër rajonet e aneksuara në Ukrainë

Javë më parë presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të aneksojë katër rajone ukrainase pas një pseudo referendumi, të cilën nuk po e njeh askush nga bashkësia ndërkombëtare.

Kherson, Zaporozhzhia, Donetsk dhe Luhansk sipas ligjeve ruse i takojnë Rusisë, por të cilat në terren po rikthehen nën kontrollin e Ukrainës.

Sot, i pari i shtetit rus prezantoi ligjin ushtarak në katër rajonet ukrainase të pushtuara.

Mediat tashmë kanë zbuluar se çfarë i lejohet Rusisë të bëjë kundër ukrainasve në këto vende të aneksuara.

– Mobilizimi i detyruar i meshkujve
– Dëbimet e detyruara
– Konfiskimi i pronave dhe veturave
– Burg për 30 ditë edhe nëse s’keni kryer krim

Ndryshe, Rusia ka filluar pushtimin e pajustifikuar në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

LEXO EDHE:

Back to top button