Charles Michel: BE nuk do të tregohet naive për marrëdhëniet e ngushta Rusi-Kinë

Charles Michel: BE nuk do të tregohet naive për marrëdhëniet e ngushta Rusi-Kinë

“Bashkimi Europian nuk e sheh me naivitet afrimin diplomatik mes Rusisë dhe Kinës në një kohë që vijon lufta në Ukrainë.” Kështu është shprehur të mërkurën presidenti i Këshillit të Evropës President Charles për mediat franceze.

Megjithatë, kreu i KiE nënvizoi se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve nuk duhet ta pengojë Brukselin që të mbajë relatat që ka me Pekinin.

“Jemi absolutisht të bindur se është e rëndësishme që Kina të mos e mbështetë Rusinë,” u shpreh Michel në intervistën e regjistruar ditë përpara samitit dyditor në Bruksel.

“Është e rëndësishme që Kina të mbështesë ligjin ndërkombëtar, stabilitetin përmes Kartës së OKB-së. Unë nuk jam naiv. E di që Rusia dhe Kina kanë lidhje të ngushta. Por nga ana tjetër, mendoj që në këto rrethana, është shumë e qartë që na duhet të angazhohemi me Kinën, jo sepse biem dakord në gjithçka me Kinën, por përkundrazi, sepse na duhet të mbrojmë interesat dhe parimet tona.”

Michel konfirmoi po ashtu mbështetjen e tij për planin e paqes me 10 pika të propozuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sipas të cilit kërkohet tërheqja e plotë e të gjithë trupave rusë dhe rikthimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button