CIES rreshton futbollistin shqiptarë përkrah Halland, Kulushevski e Foden

CIES, Observatori i Futbollit, në studimin e fundit ka rreshtuar lojtarët e rinj premtues në kampionate të ndryshme dhe ka bërë një renditje ku vlerëson eksperiencën që kanë marrë në klubet, ku luajnë dhe në nivelet ku janë paraqitur. Lista në fjalë e datëlindjes 2000 përfshin edhe Marash Kumbullën në vendin e 25 të saj, duke vlerësuar atë që ka bërë që nga 1 janari i vitit 2020, kur ka filluar përllogaritja e ndeshjeve të luajtura për të gjithë.

 

Padyshim një vlerësim i madh për lojtarin, pasi në këtë listë gjenden emra si Sanço, Dejvis, Haland, Vinisius, Foden, Kulushevski, Dest, Tonaldi apo Kin për të përmendur disa prej tyre.

Sigurisht, kjo shton edhe më shumë vëmendjen ndaj Kumbullës, i cili shihet si një nga qendërmbrojtësit e ri më të talentuar në kampionatin italian të futbollit me mundësi të jashtëzakonshme përmirësimi.

LEXO EDHE:

Back to top button