Gasperini: Interi në mundi me vetëm një rivënie nga këndi

Trajneri i Atalantas, Xhian Piero Gasperini tha se ai nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe kundër Interit, pavarësisht se nga “San Siro” doli duarbosh. Atalanta u orvat për barazimin, pasi Milan Shkriniar shënoi golin e vetëm në ndeshje pas 54 minutash dhe ndihmoi Interin të rritë diferencën në krye të Serie A në gjashtë pikë.

 

 

Por Gasperini tha se ai nuk do ta kishte ndryshuar qasjen e tij pas një paraqitje të fortë kundër liderëve të Ligës, edhe pse ekipi i tij u mposht ngushtë 1-0 të hënën në mbrëmje.

“Nëse do ta përsërisja kështu edhe 100 herë? Unë do të thoja po. Ne patëm një lojë të mirë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne humbëm në një goditje këndi, paksa të hutuar. Ne humbëm për shkak të një episodi,” tha Gasperini për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes.

Skuadra e Atalanta-s mbetet në vendin e pestë me 49 pikë pas 26 xhirove

LEXO EDHE:

Back to top button