Kavani largohet nga Junajtedi dhe shkon në Argjentinë

Edinson Kavani mund të largohet nga Man. Junajted pas vetëm një sezoni në “Old Trafford”. “El Matador” i cili ka shënuar 7 gola në 25 takime në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon, me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Man. Junajtedit në fund të këtij edicioni për t’u transferuar në Amerikën e Jugut.

Gazeta argjentinase “Ole” raporton se drejtuesit e “Boka Juniors” kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Kavanit për të bërë të mundur kalimin e bomberit uruguian në “Bombonera”.

Në kontratën aktuale të Kavanit me Man. Junajtedin ekziston mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon, por dëshira e “El Matador” është të largohet dhe “Boca Juniors” është gati t’o ofrojë një kontratë 3-vjeçare edhe pse paga që mund të përfitojë te “Boca” në 3 vite, Kavani e përfiton në vetëm 1 sezon te Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button