Moti sot me vranësira dhe me reshje të përkohshme shiu

Në mbarë vendin sot do të mbajë mot me vranësira dhe shi të përkohshëm kryesisht në pjesët veriore të vendit. Në male reshjet do të jenë të borës ndërsa dëborë të përkohshme do të ketë edhe në viset më të larta. Në pjesët veriore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa e dobët jugore në pjesët jugore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 5, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 3 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button