CIES: Siti harxhon 1 miliardë, Bajern 3 herë më pak

Qendra Ndërkombëtare për Statistikat e Futbollit (CIES) analizoi klube nga Anglia, Italia, Gjermania, Spanja dhe Franca. Hulumtimet kanë zbuluar se skuadra e Man.Sitit, shpenzuan 1.036 miliardë euro për ekipin aktual, ndjekur nga PSZH, i cili shpenzoi 888 milionë euro për të ndërtuar ekipin, ndërsa në vendin e tretë është Man. Junajted, me 844 milionë euro, raporton lajmi.net.

Është interesante që kampioni evropian Bajern Munihu është madje në vendin e 15-të, që shpenzoi “vetëm” 408 milionë euro. Skuadra më e ‘varfër’ në top pesë ligat në Evropë është Arminia Biefield, pasi klubi gjerman shpenzoi vetëm 10 milionë euro.

  1. Man. Siti (Angli) – 1.036 miliardë euro
  2. Paris Sent Zhermen (Francë) – 888 milionë euro
  3. Man. Junajted (Angli) – 844
  4. Barcelona (Spanjë) – 826
  5. Çellsi (Angli) – 763
  6. Real Madrid (Spanjë) – 708
  7. Liverpuli (Angli) – 666
  8. Juventusi (Itali) – 594
  9. Arsenali (Angli) – 590
  10. Everton (Angli) – 504

LEXO EDHE:

Back to top button