CIES, zbulon cila Akademi e futbollit ka “prodhuar” më shumë talente

Observatori i futbollit, CIES, në publikimin e javës së radhës, ka renditur klubet e futbollit që kanë stërvitur më shumë futbollistë nga ata që janë aktivë në 31 ligat më të larta të shoqatave anëtare të UEFA-s, si dhe në pesë kryesoret.

Futbollistët e marrë në konsideratë duhet të jenë stërvitur të paktën tri vite mes moshës 15 dhe 21-vjeçare që konsiderohet si “prodhim” i një klubi.

Ajaksi i Amsterdamit kryeson tabelën në nivelin e 31 divizioneve kryesore me 85 lojtarë të stërvitur, përpara Benfikës me 73 lojtarë dhe Dinamos së Kievit me 72 lojtarë, ndërsa Reali i Madridit renditet i pari për futbollistët në “big-5” të Europës me 43 lojtarë të stërvitur përpara Barcelonës që ka 38 futbollistë.

Sportingu i Lisbonës kryeson (24 lojtarë) renditjen për klubet që kanë më shumë lojtarë në ligat jashtë “big-5” të Europës. Nga klubet jashtë Europës furnizuesi më i madhe është River Plate (Argjentinë) me 14 lojtarë.

LEXO EDHE:

Back to top button