Liverpulli kërkon Benaserin, Milani pas sulmuesit shqiptarë

Liverpulli mund t’ia rrëmbejë Milanit mesfushorin Ismaël Benaser, derisa ‘Rossoneri’ po negociojnë transferimin e Hakim Zijeç dhe atë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Drejtorët e Milanit nuk janë takuar vetëm me përfaqësues të Hakim Zijeç, por kanë zhvilluar negociata edhe me përfaqësues të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Ylli shqiptar i Çellsit, Broja pëlqehet shumë nga krerët e Milan dhe shihet si opsion i mirë për repartin e sulmit. Megjithatë, shqetësim mbetet edhe mesfusha. Milani ka biseduar pak edhe me Ismael Benaserin, për të cilin ka interesim nga skuadra e Liverpullit.

Benaseri ka kontratë deri në vitin 2024, por agjenti i tij po diskuton një ofertë prej 3 milion për vit.

Aktualisht, mesfushori algjerian fiton vetëm 1.7 milionë euro për sezon dhe s’është i interesuar të rinovojë. Ai do të dëgjojë oferta nga jashtë, kryesisht nga La Liga dhe Premier Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button