Çiftet e famshme që u ndanë në vitin 2022

Viti që po kalonte shënoi fundin e lidhjeve të dashurisë së disa personazheve të njohur, të cilët ishim mësuar t’i shihnim bashkë prej vitesh.

Megjithatë, edhe pas lidhjeve të gjata, disa prej tyre thjesht vendosën të vazhdojnë jetën e tyre në mënyrën e tyre.

Për cilët çifte të famshëm po flasim?

Lisa Bonet dhe Jason Momoa

Pas gati 20 vitesh jetë së bashku, Lisa Bonet dhe Jason Momoa vendosën të ndaheshin. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë.

Shakira dhe Gerard Pique

Pas spekulimeve se Pique e tradhtoi Shakirën, çifti i famshëm njoftoi se po ndahej. Dyshohet se Shakira nuk mund ta falte pabesinë e tij.

“Me keqardhje konfirmojmë se jemi ndarë”, thanë ata në një deklaratë dhe kërkuan mirëkuptim për privatësinë e tyre dhe mirëqenien e fëmijëve.

Së bashku kanë djemtë Milanin dhe Sashën.

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morone

Pas një lidhje katërvjeçare, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morone u ndanë. Nuk dihet arsyeja e ndarjes, tre vite më parë mediat raportuan se ishte një lidhje serioze.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen

Martesa e Brady dhe Bundchen përfundoi në fund të tetorit pasi modelja bëri kërkesë për divorc. Menjëherë pas publikimit të lajmit të divorcit, çifti zbuloi se ata tashmë e kishin finalizuar “miqësisht” divorcin e tyre.

Ata janë bashkë që nga viti 2009 dhe kanë dy fëmijë, ndërsa Brady ka edhe një djalë 15-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.

Harry Styles dhe Olivia Wilde

Pas gati dy vitesh lidhje, Styles dhe Wilde janë ndarë sepse kanë “prioritete të ndryshme” që i mbajnë të ndarë.

Ata u takuan në vitin 2020 dhe punuan së bashku në filmin “Mos u shqetëso, e dashur”.

LEXO EDHE:

Back to top button