Erdogan: Ronaldo nuk luajti në Katar, sepse kishte sanksione politike ndaj tij

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënse se kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo nuk luajti mjaftueshëm në Kupën e Botës në Katar, për shkak të sanksioneve politike.

Në një takim me të rinjtë e parties së tij, në qytetin e Erzurumit, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të rinj të partisë dhe tha se portugezi ishte viktimë, sepse ai mbështeti “kauzën palestineze”.

“Ata ia bënë këtë Ronaldos nga kotësia. Fatkeqësisht, ndaj tij u vendosën sanksione politike. Dhe nëse fut një lojtar si Ronaldo në lojë në pjesën e dytë, 15 minuta apo gjysmë ore, i merr energjinë dhe forcën mendore”, tha presidenti i Turqisë.

Taip Erdogan tregoi se ku do të vazhdojë karrierën ylli portugez.

“Ronaldo do të shkojë në Arabinë Saudite, sipas informacioneve që kam”, përfundoi Erdogan.

LEXO EDHE:

Back to top button