Çifti nga Shkupi dyshohet për vrasjen makabre të mjekut 67-vjeçar

Policia i ka zbuluar vrasësit e mjekut 67 vjeçar, Aco Tërpovski i cili më 21 mars të vitit 2024 u gjet i vrarë në makinën e tij në parkingun e “Poliklinikës së Zhelezarës” në Shkup. Të dyshuar për vrasjen e tij janë një çift nga Shkupi, motivi i të cilëve akoma nuk është zbardhur.

Gruaja e dyshuar ka thirrur takimin me mjekun dhe ka caktuar vendin e takimit. Pas një kohe të shkurt ka arritur bashkëshorti i saj dhe e ka gjetur gruan e tij në të njëjtin automobil me mjekun, takim për të cilin paraprakisht ishin marrë vesh. Burri i dyshuar e ka hapur derën e veturës dhe e ka nxjerr viktimën nga makina. Pas një zënke verbale, i dyshuari ka nxjerr thikën dhe e ka therur 9 herë në gjoks dhe pjesët tjera të trupi. Tashmë i ndjeri kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Për t’i fshehur gjurmët e krimit, burri e ka kthyer viktimën në makinë, ndërsa gruaja i ka ndihmuar për t’i pastruar gjurmët e gjakut dhe provat tjera të mundshme që veprës penale. Autorët e krimit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa mjeku Tërpovski u gjet nga djemtë e tij në veturë, pa shenja jete. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e paraburgimit për dy të dyshuarit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button