Cilat ilaçe nuk duhet përzihen asnjëherë me alkool?

Në rast se merrni medikamente të caktuara, në kombinim me alkoolin mund të lënë pasoja të ndryshme shëndetësore.

Kur bëhet fjalë për disa barna, marrja e tyre me alkool do të thotë se ato thjesht nuk do të jenë aq efektive, ndërsa në raste të tjera mund të jenë kërcënuese për jetën, raporton Science Alert.
Ka barna që në asnjë rrethanë nuk duhet të bien në kontakt me alkoolin, dhe këto janë ilaçe kundër depresionit, ankthit, skizofrenisë, dhimbjes (përveç paracetamolit), çrregullimeve të gjumit, alergjive, ftohjes dhe gripit.

Secila prej këtyre barnave mund të shkaktojë pasoja të rënda për trupin. Marrja e ilaçeve me alkool mund të na bëjë të përgjumur, të ngadalësojë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Në raste ekstreme mund të çojë në koma ose vdekje.
Pasojat më të këqija ndodhin tek njerëzit që marrin dy ose më shumë lloje drogash.

Pse po ndodh kjo?
Pasi e pimë ilaçin, ai udhëton në stomakun tonë nga ku trupi e dërgon në mëlçi, ku metabolizohet dhe shpërbëhet përpara se të hyjë në qarkullimin e gjakut. Çdo medikament që marrim dozohet veçmas dhe kur pimë alkool, kjo ndikon më tej në mënyrën e metabolizmit të barit.

LEXO EDHE:

Back to top button